Futboll Seria A Sport

GATTUSO BUZËQESH/ Mungoi për 423 ditë, ylli i ITALISË rikthehet te MILANI

Mbrojtësi i Milan, Andrea Conti ka shënuar sot rikthimin e tij pas plot 423 ditësh, i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë. “Kam vuajtur duke mos qenë në gjendje të ndihmoj shokët e skuadrës time”, deklaroi mbrojtësi kuqezi. Ish-futbollisti i Atalantas është përballur me një dëmtim të rëndë në gjur dhe relaps, që nisën vetëm pak javë pasi ai u transferua në “San Siro” në shtatorin e vitit 2017. Ai u rikthye, duke bërë aktivizimin e parë me Milan Primavera, ekipin e të rinjve kuqezi, në ndeshjen kundër Chievo, duke luajtur për 58 minuta.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë zyrtare që pas aktivizimit me përfaqësuesen e Italisë në kualifikueset për Kupën e Botës ndaj Izraelit të luajtur më 5 shtator 2017. “Sinqerisht jam ndjerë më mirë, por falenderoj të gjithë dhe jam shumë i lumtur që rikthehem. Jam shumë i uritur që të futem në fushë, pasi kam vuajtur shumë duke mos qenë në gjendje të ndihmoj shokët e skuadrës. Por, tani shpresoj që të rikthehem në 100%, që të ndihmoj sa më parë ekipin tim”, deklaori 24-vjeçari për “Sportitalia”.

 

Related posts

SHËLQEU PËRSËRI NË PREMIER/ Shihni notën dhe statistikat e Armando Brojës

Delo.autor

“JEMI KAMPIONËT NË FUQI DHE…”/ Ronaldo bën premtimin e madh para fillimit të Europianit

Delo.autor

Mane me kontratë të re/ Liverpool “çimenton” tridentin e frikshëm sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment