Futboll Shqipëri Sport

NË KRUJË KA HARMONI/ “Zgjohu se ke ditëlindjen”:Te Kastrioti shpërthen festa (VIDEO)

Ditëlindja e një prej futbollistëve të Kastriotit ka bërë që për pak çaste në klubin krutan të harrojnë telashet në kampionat ku mbajnë vendin e fundit në renditje. Në radhët e klubit krutan kanë festuar ditëlindjen e mbrojtësit Nikola Stijepoviç, i cili ka mbushur sot 25 vjet.

Në pamjet e publikuar nga klubi në rrjete sociale, shihen futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të cilët kanë shkuar në dhomën e hotelit të futbollistit malazez duke e zgjuar atë nga gjumi, për të kryer ritin e zakonshëm të fikjes së qirinjve në tortë.

Gjithçka ka kaluar me humor, i nevojshëm për të çtensionuar pak situatën te klubi i cili rrezikon rënien nga kategoria dhe nesër ka një detyrë të vështirë përballë Skënderbeut në Korçë.

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Gjysëmfinalja e dytë në Champions, përballja që garanton emocione

Delo.autor

SHTANGEN TË GJITHË/ Shikoni autogolin më qesharak të javës

F.autor

Leave a Comment