Futboll Sport

E FRIKSHME/ Derbi i Stambollit mbyllet me “GJAK”, luftë e vërtetë mes lojtarëve (FOTO+VIDEO)

Derbi i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce u dëmtua nga skena kaotike në mbrëmjen e së premtes, pasi mesfushori i Fenerbahce, Jailson, u dëbua nga fusha pas barazimit sensacional kundër rivalëve të hidhur të Galatasaray.

Tre lojtarë u dëbuan me të kuqe në total, pasi ndeshja u shoqërua me një grindje masive midis dy grupeve të lojtarëve në “Turk Telekom Arena”. Golat e Ryan Donk dhe Martin Linnes i dhanë Galatasaray një epërsi të dyfishtë, por Fenerbahce luftoi përsëri dhe përmes Mathieu Valbuena dhe Jailson ia doli të barazojë 2-2.

Badou Ndiaye i Galatasaray, i huazuar nga Stoke, ish-sulmuesi i Tottenham, Roberto Soldado, dhe Jailon, i hodhën benzinë zjarrit, çka derivoi në përleshje masive. Jailson u shfaq duke fyer tifozët vendës, çka shkaktoi zemërimin e lojtarëve të Galatasaray.

Pjesa më e madhe e skuadrës vendëse iu vërsul mesfushorit brazilian. Pasi e pa veten nën sulmin e krejt kundërshtarëve, 23-vjeçari vendosi të dilte nga situata dhe vrapoi për te forcat e sigurisë dhe dhomat e zhveshjes.

Megjithëse u përpoq për ta bërë këtë, një pjesë e madhe e lojtarëve të Galatasaray e ndoqi dhe e goditën me grushta. Pamjet në video tregojnë më qartë se në çfarë “Vaterloje” u kthye derbi i nxehtë i Stambollit.

Related posts

ELOZHE PËR HAALAND/ Pep Guardiola: Një “kafshë” që vrapon dhe preson në fushën e lojës, me të jemi më efektivë

F.autor

“KISHTE TRE VJET QË NUK LUANTE 3 NDESHJE RADHAZI”/ Trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

F.autor

E QESHUR DHE ME GJOKSIN JASHTË/ Modelja SHQIPTARE rikthehet protagoniste në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment