Futboll Premier League Sport

MILANI DHE JUVE NË FESTË/ Nuk po rinovon me Man United, Herrera nxirret në shitje

Manchester United është i gatshëm të shesë mesfushorin Ander Herrera në janar për një shifër të ulët. Sipas mediave angleze, ‘Djajtë e Kuq’, mund të heqin dorë nga 29-vjeçari për një shumë prej 3 milionë eurosh, në mënyrë që të mos e humbin atë në qershor me parametra zero.

Për Herreran ka shprehur interes skuadra e Everton, e cila pritet të bëjë një ofertë në janar. Mesfushori spanjoll u transferua te United në vitin 2014 për 42 milionë euro, ndërkohë që bisedimet për rinovimin e kontratës mes palëve, kanë ngecur prej kohësh. Kujtojmë që për mesfushorin spanjoll kanë shfaqur interes Milni dhe Juventusi.

Related posts

E FUNDIT/ Tifozët e Barcelonës tentojnë mësymjen në “Camp Nou”, policia i shpërndan! (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK BAYERN/ Klubi gjerman pranon ta shes yllin e madh në janar

Isa.Autor

Disa javë më parë i dha lamtumirën futbollit, Julio Cesar përgatit rikthimin

Q.Autor

Leave a Comment