Futboll Sport

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Cristiano Ronaldo ka pranuar se kishte frikë të rikthehej te Manchester United pas incidentit me Wayne Rooney në Kupën e Botës 2006.

Rooney ka dalë me karton të kuq gjatë çerekfinales me Portugalinë dhe Ronaldo shkaktoi një tërmet në mediat angleze kur u kap nga kamerat duke shkelur syrin drejt stolit portugez.

Për një kohë të shkurtër, Ronaldo u kthye në armikun numër një anglez dhe tani ka pranuar se kishte frikë të rikthehej në ishull. Gjithsesi, ai shton se nuk është penduar, duke shtuar se Rooney e ka falur.

Duke folur për Goalhanger, Ronaldo shprehet: “Media krijoi një dramë të madhe e cila nuk ekzistonte. Kështu që kur mbërrite në Angli kisha pak frikë, jo për shkak të Rooney-t, por për shkak të tifozëve anglezë.

“Ata e ekzagjeruan kur unë bëra atë gjest, por nuk ishte për shkak të Rooney-t, por për diçka tjetër.

“Ishte një periudhë e vështirë për mua sepse kur mbërrita te Manchester United, mendova se tifozët do të më vërshëllenin kudo që do shkoja.

“Por është pjesë e së shkuarës. Bisedova me Rooney kur mbërrita në Manchester. Jemi akoma miq, flasim rreth asaj çështjeje dhe ai e kupton këndvështrimin tim.”

Related posts

U dëmtua, sulmuesi i Partizanit humbet sezonin

Sadik.Autor

MBARON IZOLIMI/ Juventusit i jepet leje të kthehet në shtëpi

Delo.autor

KUQEZINJTË E VEGJËL/ Rumania merr hak, na mund MINIMALISHT në Fier

Isa.Autor

Leave a Comment