Boks Sport

NJË KRIMINEL NË KRYE TË FEDERATËS SË BOKSIT/ Ky sport rrezikon përjashtimin nga “Tokio 2020”

Edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) pat deklaruar se nuk do ta njihte si president, Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA) ka vendosur që të zgjedhë në krye të këtij institucioni Gafur Rakhimov nga Uzbekistani. Ai ishte-president i përkohshëm deri në zgjedhjet e sotme, por asgjë nuk ka ndryshuar edhe në momentin e votimit. Rakhimov ka marrë 86 vota nga 134 në total në votimin e kryer sot në Moskë, gjatë kongresit, duke u zgjedhur si president i AIBA-s. Ai mundi në këtë garë kazakun Serik Konakbayev.

Rakhimov konsiderohet nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një nga kriminelët më të rrezikshëm në vendin e tij, ndaj IOC kishte deklaruar se nuk do ta njihte si president. Madje Thomas Bach kishte kërcënuar me përjashtimin e sportit të boksit nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nëse ai do të zgjidhej në detyrën e presidentit, gjë që realisht ndodhi sot. “Vetëm personat që kanë një kurrikulum të pastër mund të zgjidhen në postin e presidentit”, pat kërcënuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar një muaj më parë.

Related posts

“ÇËSHTJA E MBIJETESËS KA MBARUAR”/ Flet trajneri Jonuz pas fitores: Fusha ishte e vështirë, por duhet…

Delo.autor

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment