Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

LA LIGA ËSHTË E “ÇMENDUR” / Valencia jep “spektaklin” e radhës (VIDEO)

Javë pas jave dhe nga ndeshja në ndeshje, por tregohet se ky sezon është shumë i çuditshëm në kampionatin spanjoll duke qenë se rezultatet e skuadrave pretendente, janë realisht surprizuese.

Pas barazimit të Aletikos ndaj Leganesit, ka qenë radha e Valencias për të lënë nam në kampionat, duke u mundur në shtëpi me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Xhirona. Goli i shënuar nga Pons në minutën e 48, i ka mjaftuar Xhironës për të arkivuar 3 pikë mjaft të rëndësishme në javën e 11 të La Ligas.

Me këtë humbje, Valencia e sheh veten në vendin e 14 me vetëm 11 pikë të arritur, ndërkohë që Xhirona vazhdon ngjitjen e saj, duke u renditur e nënta, me 1 pikë më pak se Reali i vendit të gjashtë dhe 3 pikë larg zonës “Champions”. Sot do të luhet dhe takimi mes Rajo Valekanos dhe Barcelonës.

Related posts

“JAM DAKORD”/ Milani kryen goditjen, pranë arkodit me yllin e kampionit të botës. Ja detajet dhe prapaskenat…

Delo.autor

PROTESTA E OPOZITËS/ Shtyhet takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champions Qarabag-Partizani. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment