Futboll La Liga Sport

REAL MADRID I KALON TË GJITHË/ Ja shifra marramendëse nga sponsorët!

Në fushë, sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Real Madrid. Rezultatet zhgënjyese të arritura nga Julen Lopetegui në stol – që më pas është shkarkuar dhe vendin e tij e ka marrë Solari – nuk po ndikojnë aspak jashtë katërkëndorit të gjelbër. Aty ku “merengues” janë duke fluturuar gjithmonë e më shumë me krahë të pasura…

Ashtu si ka zbuluar “Marca”, në fakt, Real Madrid është gati që të firmosë një akord të ri me sponsorin historik teknik, Adidas, për dhjetë vitet e ardhshme: në arkat e blancos do të përfundojnë 1 miliardë e 100 mln euro, pra barabartë me 110 mln euro në sezon, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë.

Real Madrid dyfishon kështu akordin precedent prej 52 mln eurosh në vit dhe kalon 85 mln eurot në vit të Manchester United, klubi që mbante deri tani vendin e parë për të ardhura nga sponsorat teknikë.

Pikërisht sepse Real Madrid, fitues i 13 Kupa Kampionësh, pretendonte nga Adidas një vlerësim shumë më të madh se 50 mln euro në sezon.

Shumë larg në këtë renditje italianet: Juventusi fiton 25 mln euro në sezon nga Adidas, Milani 12 mln euro në sezon nga Puma, Interi dhe Roma respektivisht 9,3 mln euro dhe 5,4 mln euro nga Nike, ndërsa Napoli nga Robe di Kappa 7,8 mln euro.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si një burrë lakuriq futet në fushë gjatë ndeshjes Granada-Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) ‘Tronditet’ Manchester United, Vardy kalon në epërsi Leicesterin

Q.Autor

Lennart Thy, futbollisti hero që do të sakrifikojë ekipin për të ndihmuar një të sëmurë

Q.Autor

Leave a Comment