Futboll Sport

MERR VËMENDJEN E BOTËS/ Shënon golin e parë profesional në moshën 14-vjeçare (VIDEO)

Imagjinojeni ta shënoni golin e parë profesional në ndeshjen më të madhe në ligën elitare në vendin tuaj. Tani, imagjinojeni ta bëni këtë në moshën 14-vjeçare.

Kjo ëndërr e pamundur u bë realitet për Fernando Ovelarin të dielën, transmeton Gazeta Express.

Ovelar, i cili pas dy muajve i mbush 15 vjet, e realizoi golin e parë për ekipin Cerro Porteno në super duelin e ligës elitare të Paraguait kundër rivalit të moçëm Olimpia.

Ai e shënoi golin e parë një javë pasi e bëri debutimin zyrtar për klubin.

Nestor Camacho, i cili e shënoi golin e barazimit për Olimpia në barazimin 2-2, është 31-vjeç, dy herë më i vjetër se Ovelar.

Ovelar është lojtari më i ri që paraqitet në ligën elitare të Paraguait, por jo 14-vjeçari i parë që shënon gol në futbollin profesionist.

Amerikani Freddy Adu – i cili cilësohej si Pele i ri – ishte vetëm 14-vjeç kur e shënoi golin e parë për DC United në Major League Soccer. /Express/

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Wilder kërcënon Fury: Do ta kap me shkelma by**ësh

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ I kërkoi fanellën për djalin, Haaland e injoroi dhe u tall me kundërshtarin

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

Leave a Comment