Futboll Shqipëri Sport

NJË LIDER I MADH/ CANA jep mesazh të fortë mbështetjeje për SHQIPTARËT e Maqedonisë (VIDEO)

Lorik Cana ka dalë hapur në mbështetje të faktorit shqiptar në Maqedoni, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për këtë vend. Përmes një videoje, të bërë në funksion të organizatës joqeveritare “Don’t you 20% me”, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi ka dhënë mbështetjen e tij për bashkombasit tanë në Maqedoni, të cilët janë element shtetformues dhe jo minoritet, sikurse tentojnë t’i përcaktojnë në Kushtetutë disa autoritete shtetërore atje.

35-vjeçari shfaqet me një bluzë të zezë veshur, në të cilën është shqiponja e bardhë e stampuar, që i përshtatet fjalës “Illyrian”, dy referenca të qarta kombëtariste. “Erdhi përkrahja edhe nga Lorik Cana për vëllezërit në Maqedoni. Loriku është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet dhe si mbrohet ai. Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka, grintën, shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri”, – shkruan “Don’t you 20% me” në mesazhin shoqërues të videos së publikuar prej tyre.

Duke ndjekur videon mund të kuptoni edhe se për çfarë bëhet fjalë, çfarë është konkretisht thirrja sensibilizuese e rekordmenit me kombëtaren shqiptare të futbollit, për numrin e ndeshjeve të luajtur me të.

Erdhi perkrahja edhe nga Lorik Cana pë vëllezërit ne Maqedoni, është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet ai dhe si mbrohet ai. Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka, grintën, shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri! #DontYou20Me #Mbret #Shqipe Lorik Cana

Gepostet von Don't you 20% me am Dienstag, 6. November 2018

 

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Presidenti i klubit të Superligës ofron për futbollistët…

Delo.autor

Rrëfimi PREKËS i Xherdan Shaqirit: S’kisha para as për stërvitje

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një krosimi në zonë, sulmuesi Schick ndëshkon me kokë Skocinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment