Futboll Shqipëri Sport

4 NDESHJE PA FITUAR/ Mema: Jemi në rritje, por nuk kemi fat

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka analizuar ndeshjen me Kukësin dhe incidentin me tifozët në emisionin “Gol pas goli”.

Takimi me presidentin Halili: “Zhvilluar një bisedë të shkurtër. Na tha se ishte i kënaqur nga ekipi dhe puna jonë. Tifozët e futur në fushë? Do të isha dakord me ata nëse ekipi do të luante keq, por mendoj se tifozët do të kthehen të na mbështesin”.

Ndeshja: “Kemi humbur shumë raste në ndeshjet e fundit. Kukësi është një ekip shumë i fortë. Patëm dy mundësi ku mund të kishim shënuar. Fati nuk na ka mbështetur shumë”.

Kriza e rezultateve: “Në futboll nuk rresht asnjëherë puna. Mendoj se kemi fituar pak ekuilibër. Nuk mund të them se kam bërë gjithccka që mund të bëhej, puna nuk mbaron kurrë. Me pak përqendrim mund të kishim shënuar sot dhe të fitonim ndeshjen. Gjithsesi, kemi një rritje”, ka thënë Mema.

 

Related posts

U DËMTUA PËRPARA PËRBALLJES ME SHQIPËRINË/ Ja kur do të rikthehet në fushë ‘ylli’ i Manchester Cityt

Delo.autor

SALERNITANA-MILAN/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Messias ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

“STAFI TEKNIK NA THOTË QË…”/ Juventus dhe trajtimi special për CR7, i riu i “bardhezinjve” zbulon gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment