Futboll Seria A Sport

TRAJNERI I INTERIT SPALLETI/ Djemtë bënë atë që i kërkuan tifozët, Barcelona…

 Luciano Spalleti ka admiruar përmbysjen e Inter nëpërmjet Mauro Icardi-t, megjithëse Barça është e mrekullueshme në mbajtjen e topit.

“U duk sikur ndeshja do të përfundonte 0-0, më pas erdhi goli i papritur, por reagimi i djemve ishte shumë i rëndësishëm,” shprehet trajneri në fund të sfidës.

“Djemtë dolën përpara dhe Icardi shënoi golin, ai shkoi për të marrë topin nga rrjeta dhe e vendosi në qendër, pasi kishin mbetur edhe disa minuta dhe donim të fitonim lojën.

“Vuajtëm në pjesën e parë, për të njëjtën arsye si në ndeshjen e mëparshme: ata janë shumë të zotët me topin në zotërim.

“Barcelona mbetet më e fortë se ne të tjerët. Ata janë shumë të mirë në pasime dhe në shpërqendrimin e mbrojtësve kundërshtarë.

“Koha e tyre është e përsosur. Barcelona ishte pranë golit dy apo tri herë, por ekipi kishte kurajën dhe mentalitetin që kërkonin tifozët, kështu që jemi të kënaqur për këtë gjë.”

Related posts

E FUNDIT/ Lufta ndryshon programin. Pezullim i përkohshëm i ndeshjeve të UEFA-s në Armeni dhe Azerbajxhan

Delo.autor

ARGËTIM MBI UJIN Që KISHTE MBULUAR FUSHËN/ Ja momentet nga stërvitja e Egnatias, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-INTER/ Ja kur ka qenë fitorja e fundit e “Zikaltërve” në “San Paolo”

Delo.autor

Leave a Comment