Futboll Shqipëri Sport

U MUND NGA LAÇI/ SHEHI i kënaqur me lojën: Nuk varemi nga Gjergj Muzaka

Orges Shehi ka folur pas humbjes 2-0 kundër Laçit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Po ta shohësh rezultatin 2-0, krijon një ide. Por, ne i kemi marrë golat për gabimet tona. Kundërshtari ka ndenjur gjithë kohën në mbrojtje. Por, i tillë është futbolli. S’kemi çfarë të bëjmë. Kurrsesi nuk duhet ta kishim nisur ndeshjen ashtu. 10 minutat e para folën për kundërshtarin, më pas hymë në lojë. Ata mbroheshin në 10 metrat e fundit. Në momentin më të mirë tonin, ne morëm edhe golin e dytë dhe aty u mbyll ndeshja.

Ka diçka që nuk shkon pasi hidhemi me forca të shumta në sulm. Ndoshta edhe mesfushorët e qendrës duhet të bëjnë atë rotacionin që i kemi kërkuar. Megjithatë duhet të mësohemi se ka edhe humbje, edhe barazime. Duhet t’i menaxhojmë mirë situatat.

Ne jemi munduar t’i hidhnim të gjithë lojtarët në fushë. Ne këta futbollistë kemi. Gjithë po luajnë dhe në atë moment që skuadra u mblodh pas, futëm Arnautin. Muzaka është i rëndësishëm, por nuk varemi nga ai”, përfundoi Orges Shehi.

Related posts

PAS NDESHJES SË BUJSHME/ Befason Khabib: Kjo është e ardhmja ime, tërhiqem në…

Isa.Autor

RENDITJA E RE E KLUBEVE/ Njihuni me 10 ekipet më të shtrenjta në Botë, ja kush kryeson

Delo.autor

RINIS BUNDESLIGA/ Bayern-Schalke “hap vallen”! Por, mungojnë tifozët. Faji i Covid-19 në Bavari

Delo.autor

Leave a Comment