Futboll Premier League Sport

INATI I VJETËR/ CONTE nuk heq dorë: Do të hedhë Chelsean në GJYQ për…

Antonio Conte ka refuzuar të takohet me drejtuesit e Chelseat dhe insiston se do t’i hedhë në gjyq për pjesën e mbetur të rrogës, raporton Sky Sports News. Italiani, i cili së fundmi ka refuzuar ofertën e Real Madrid, mendon se duhet të paguhet për kontratën që ka firmosur, pas shkarkimit në verë.

Chelsea është munduar të rregullojë një takim ballë për ballë me Conte-n për të gjetur një zgjidhje pa hyrë në gjyq, por ai ka refuzuar të jetë pjesë e këtyre takimeve.

Conte kërkon t’i jepet 10 mln euro dëmshpërblim përveç rrogës 12 mln euro, pra ai do që ish-klubi i tij t’i japë 20 mln euro.

Chelsea ka refuzuar ta paguajë atë shumë për shkak të sjelljes së tij teksa ishte në klub, duke përfshirë trajtimin që i bëri Diego Costa-s, mungesa në evenimentet e sponsorëve, ardhja vonë në konferencat e shtypit dhe parkimet e gabuara në qendrën stërvitore.

Related posts

REALI DHE BARÇA NUK JANË ASGJË/ Skuadra franceze shënon 95 gola në 3 ndeshje dhe më pas TËRHIQET sepse…

Isa.Autor

MESSI I KOSOVËS/ Werder Bremen fiton bindshëm, “ylli” i DARDANËVE e nisi si titullar (FOTO)

Isa.Autor

Reali zbret nga qielli Juventusin: Klauzola e Ronaldos nuk ndryshon, mbetet 1 miliard euro…

Isa.Autor

Leave a Comment