Futboll Ligue 1 Sport

TË GJITHË TË ÇMENDUR PËR NABIL FEKIR/ Bajernin e kërcënojnë anglezët për talentin e Lionit

Kalimi i tij te Liverpuli ishte gati zyrtar, por në fund situata u përmbys dhe Nabil Fekir vazhdon të luajë për Lionin. Por do ta bëjë këtë gjë edhe për pak kohë, sepse është një nga dëshirat e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Në garë për këtë futbollist është futur edhe Çelsi, që kërkon të sfidojë Bajernin e Mynihut. Trekuartisti francez, autor i katër golave dhe katër asisteve, ua ka bërë të qartë drejtuesve të Lionit se dëshiron të nisë një aventurë të re verën e ardhshme.

Për të ka nisur që tani ankandi. Te Bajerni e duan me çdo kusht për rinovimin e grupit, por Anglia duket se e josh më shumë francezin, pasi aty kampionati është më i fortë.

Related posts

E ARDHMJA E SETIENIT ËSHTË E VENDOSUR/ Barcelona projekton në stol ish-trajnerin e PSG-së

Delo.autor

VAR-i sjell drejtësi/ Ish-presidenti i UEFA-s REVOLTOHET: Po VRASIN FUTBOLLIN

Isa.Autor

“KAM ZGJEDHUR SHQIPËRINË”/ Armando Dobra: Edhe nëse më fton Anglia do e refuzoja

Delo.autor

Leave a Comment