Futboll Premier League

VAR ‘ngjall’ polemika në Angli, Chelseas iu mohua një penallti ndaj Norwich

Skuadra e Chelseat eliminoi me vështirësi ekipin e Norwich nga Kupa FA.

Blutë e Londrës fituan pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1 me 1.

Por, skuadra e Antonio Contes ka mundur të fitoj më herët – nëse gjyqtari i ndeshjes, Graham Scott do t’i akordonte dy penallti.

Madje ky i fundit edhe me ndihmën e teknologjisë më të re “VAR”, nuk u bind se rasti i Moratas dhe Willianit ishin penallti dhe jo simulim.

Pas ndeshjes kjo teknologji u kritikua shumë nga analistët e televizioneve angleze. “VAR-i” është një çmenduri”, tha Alan Shearer. “VAR” duhet të përdoret për t’u përmirësuar”, tha Conte pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=Af2LWw8sLgI

Related posts

GOLI I ANULLUAR/ Ish-gjyqtari i FIFA-s: Nëse ma bënte mua, ia thyeja shkopin në kokë anësorit

Isa.Autor

NJËSOJ SI MESSIT/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe i puth këmbën Granit Xhakës

F.autor

I DËMTUAR DHE I INFEKTUAR ME COVID-19/ Blerja historike e Napolit ka humbur 70% të Serie A, mungon edhe sfidën ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment