Futboll La Liga

Real Madridi refuzon të nënshkruajë me Ibrahimovic, shkak agjenti Raiola

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka refuzuar të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin në këtë muaj.

Agjenti i sulmuesit të Manchester United, Mino Raiola, ua ka ofruar suedezin klubit të Real Madridit, sipas El Mundo Deportivos.

Por mësohet se Perez e ka refuzuar ofertën, pasi ai nuk dëshiron të punojë me agjentin Raiola.

Perez lojtari i transferimeve të mëdha

Po ashtu edhe stafi i trajnerëve nuk e ka dashur që ta ofrojë në klubin, pasi nuk mendojnë se do të ishte e mirë për atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Ibrahimovici është kthyer të luajë përsëri pas dëmtimit të madh që e kishte pësuar në gju.

Zlatan u kthye nga lëndimi

Qëndrimi i Perez ndaj Raiolës nuk e vë në rrezik interesimin e Realit për portierin e  Milanit, Gigio Donnarumma.

Real Madridi është duke punuar që të sjell lojtarë pasi ky sezon po shkon drejt një dështimi.

Related posts

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Kukësi strategji për të bindur Maliqin, Gega studion ekipin e të rinjve

Delo.autor

SUPER NDESHJA/ Chelsea fantastik në 30 minutat e para, Pedro ndalet nga traversa

F.autor

Championsi treguesi ku vendi i parë në grup nuk vlen më

Sadik.Autor

Leave a Comment