Futboll Shqipëri Sport

Memelli: Izoluam sulmin e Partizanit, keqardhje të mundesh nga një episod

Skuadra e Laçit u mund të dielën në “Selman Stërmasi” përballë Partizanit, me rezultatin minimal, 1-0, duke pësuar golin e vetëm, të shënuar nga Bardhi në goditje standarde. Një ndeshje të cilën Laçi u detyrua ta mbyllë me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Berishës, në të 83’, pas dy kartonave të verdhë. Sipas vetë trajnerit të Laçit, Migen Memelli, ky ishte një rezultat i drejtë, pavarësisht se ekipi i tij u ndëshkua nga vetëm një episod, edhe ky në goditje standard.

“Partizani është skuadër e mirë dhe nuk mund ta mohojmë. Për mënyrën se si erdhi loja është keqardhje të pësosh nga goditja standarde. Personalisht marr përsipër përgjegjësinë, sepse më pëlqen që të marr unë përgjegjësinë e gabimve. Është e vështirë kur mundesh për ndonjë episode. Edhe ne patëm rastet tonë. Për mënyrën si erdhi loja mendoj se rezultati ishte i drejtë. E dinim se do të kishim vështirësi përballë treshes së sulmit të Partizanit, arritëm t’i izolonim, por e pësuam nga Bardhi në goditje standard. Kartoni ishte mëse i merituar. Është e vështirë të kthesh skuadrën në gjendjen optimale kur ndeshjet luhen çdo tre ditë ”, deklaroi trajneri i Laçit, Migen Memelli pas humbjes ndaj Partizanit.

 

Related posts

FLET PËR RIKTHIMIN E ANTONIO CONTES NË ITALI/ Ancelotti: Ky sezon do të ketë më shumë…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës edhe me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

PRITEJ TË ORGANIZOHEJ NË TRIGORIA/ Roma anulon festën e tradicionale të Krishtlindjes, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment