Futboll Seria A Sport

PASKA PAS TË DREJTË/ I kuqi ndaj Higuain, zbulohet FJALIA që arbitri nuk toleroi

Ka kërkuar falje, zyrtarisht në faqen zyrtare në profilin Instagram, por sidomos menjëherë pas ndeshjes Milan-Juventus 0-2, në dhomat e zhveshjes, ku ka shkuar të takojë arbitrin e ndeshjes Mazzolleni. “Nuk i thashë asgjë të rëndë, ai e di mirë!”, u shpreh Pipita pas ndeshjes, ndërsa të njëjtën gjë konfirmoi edhe Cristiano Ronaldo, që ndodhej aty.

“Higuain nuk tha asgjë të rëndë ndaj nuk duhet të dënohet”. Një mendim që të gjitha kanë pasur, por deri tani ende nuk dihej se çfarë në të vërtetë ndikoi te i kuqi që arbitri nxorri nga xhepi. Zbulimi bëhet vetëm sot nga mediet italiane. Pipita, i revoltuar për faullin e shkaktuar ndaj Benatias, që sipas tij mund edhe të kishte marrë të verdhën e dytë pas prekjes me dorë në rastin e penalltisë me VAR, ka reguar duke i thënë arbitrit “nuk është faull ky, nuk është faull”.

Më pas, ka vijuar duke i bërtitur në fytyrë: “T’i vetëm kundër meje vërshëllen, gjithmonë kështu është”. Pikërisht këto fjalë nuk janë toleruar nga Mazzolleni, që ka nxjerrë të kuqin.

 

Related posts

PËRFUNDON MBLEDHJA E UEFA-S/ Ja çfarë u vendos për 12 klubet “rebele” që tentuan të krijonin Super League…

Delo.autor

BEFASIA/ INTERI ka më të mirin e Europës në këtë rol, por po kërkon zëvendësues

Isa.Autor

Mesfushori argjentinas e thotë hapur: Më kërkon Reali dhe Juventusi

Sadik.Autor

Leave a Comment