Bundesliga Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Talenti i veçantë i yllit të Dortmund, është më i mirë se një MAKINË LLOGARITËSE (VIDEO)

I ftuar në televizionin zviceran “SRF”, mesfushori 23-vjeçar i Borussia Dortmund, Manuel Akanji, ka zbuluar një talent të veçantë.

Është e lehtë të luash futboll, të dish të driblosh me topin dhe të bësh lëvizje magjike. Vështirësia vjen kur duhet të merresh me numrat në jetën reale dhe Akanji zbuloi një talent të veçantë: ai di si të bëjë shumëzime njësoj si një makinë llogaritëse, madje edhe më shpejt.

Gjatë transmetimit zviceran në “SRF”, publikut në studio iu kërkua të zgjidhte dy numra midis 11-ës dhe 99-ës dhe t’i shumëzonin; në këtë pikë, mbrojtësi, vetëm me anë të mendjes, duhej të sfidonte prezantuesin, i pajisur me një makinë llogaritës.

Rezultati? Shumëzimi ishte 24 x 75 dhe Akanji u përgjigj menjëherë: “1800”, ndërkohë që prezantuesi vazhdonte të shkruante. Çështje fati? Në të vërtetë jo. Në shumëzimin e dytë, 33 x 75, pas një hezitimi të shkurtër ai u përgjigj: “3201”. E pabesueshme por e vërtetë.

 

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Finalja e Copa LIBERTADORES do të luhet në stadium MADHËSHTOR

Isa.Autor

KAMPIONËT TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas Ronaldos Juventusi synon dy yje të Bayern Munich

Isa.Autor

SKANDAL/ Neymar nën akuzë, në Spanjë zbulojnë videon e turpshme

Delo.autor

Leave a Comment