Bundesliga Futboll Sport

KJO NUK PRITEJ/ BAYERN VENDOS për James Rodriguez, ja ç’do të bëjë me të

Sezoni i keq i Bayern Munich deri tani i ka detyruar drejtuesit e klubit bavarez të mendojnë për të ardhmen e ekipit. Dhe në projektin e tyre nuk mund të ketë vend për James Rodriguez, sipas “Kicker”.

Kolumbiani mbërriti në “Allianz Arena” në formë huazimi nga Real Madridi, me opsionin e blerjes nga bavarezët për 42 milionë euro. Megjithatë, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe klubi kampion gjerman nuk do të jetë aq i interesuar për të bërë një shpenzim kaq të madh.

Për pasojë, Uli Hoenessdhe Rummenigge po fokusohen te lojtarë të tjerë. Duke pasur parasysh se talenti i ri MLS, Alphonso Davies (18 vjeç), është kontraktuar tashmë, buxheti prej 200 milionë eurosh i merkatos bavareze mund të shkojë për përforcime lojtarësh, si Kevin Vogt, Ante Rebiç dhe Luka Joviç.

Misioni është i qartë: rinovimi i grupit aktual të Bayern Munich, në të cilin duket se diçka është “ndryshkur”. James Rodriguez është kundërshtar i hapur i trajnerit Niko Kovac, ndaj pritet të mos jetë prioritet. Thënë ndryshe, kthimin i kolumbianit te Real Madridi tani është mëse i mundshëm.

Related posts

PRANË RIKTHIMIT NË ITALI/ Balotelli drejt klubit që sapo u ngjit në Serie A…

Delo.autor

PAMJET/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

F.autor

RUSI 2018/ Senegal-Kolumbi, barazimi mjafton për afrikanët

Sadik.Autor

Leave a Comment