Boks Të tjera

Daniel Cormier mesazh fansave, i kërkon të zgjedhin rivalin e radhës

Daniel Cormier, kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, është i pavendosur në lidhje me rivalin e radhës dhe se ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion. Natyrisht që ai shpreson të duelojë me një ikonë të këtij sporti si Brock Lesnar, por ky i fundit vazhdon të duelojë në WWE, ku duket se do të qëndrojë edhe vitin tjetër. Nga ana tjetër, Cormier shprehet se edhe Stipe Miocic, ndaj të cilit fitoi titullin meriton një shans të dytë, duke qenë kështu i pavendosur për rivalin e radhës.

Për këtë arsye, Cormier, përmes një mesazhi drejtuar fansave të tij, u kërkon atyre t’i japin një dorë në lidhje me emrin e rivalit të radhës. “Ju lutem, më bën “tag” një person që mendoni se unë duhet të dueloj në sfidën e radhës”, ka qenë komenti i Daniel Cormier për fansat e tij. Hera e fundit që amerikani është ngjitur në kafaz është eventi i UFC-230, ku ai mundi me “submission” Derreck Lewis, duke mbrojtur për herë të parë titullin kampion të peshës së rëndë që fitoi këtë verë.

Related posts

SHQIPËRIA NIS GARAT NË “TOKIO 2020″/ Petrov shkëlqen në baderinë e tij, por ngel jashtë finales

Delo.autor

Lojërat Olimpike Dimërore, shtyhet gara e skiatores shqiptare

Q.Autor

13-vjeçarja basketbolliste habit botën, mund Curry dhe më pas realizon 70 pikë në ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment