Mesfushori i Juventus Sami Khedira ka pësuar një tjetër dëmtim. Ai ka lënduar kaviljen në stërvitje dhe klubi italian konfirmon se gjermani është në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj SPAL.
Khedira ka bërë një paraqitje në Serie A që prej mesit të shtatorit, por ai ka qenë titullar për ndeshjen ndaj Manchester United në Champions League në fillim të muajit.
Tani gjermani mund të humbasë ndeshjen e radhës ndaj SPAL më 24 nëntor dhe gjithashtu mund të mungojë edhe ndaj Valencia-s tre ditë më pas.
Në fund të seancës stërvitore trajneri Allegri i ka dhënë dy ditë pushim lojtarëve të tij. Juventus është në krye të renditjes së Serie A me gjashtë pikë diferencë nga Napoli në vend të dytë.