Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Elvis PLORI: SHQIPËRIA do surprizojë SKOCINË. UZUNI një garanci, PANUCCI duhet që të..

Edhe 2 orë na ndajnë nga emocionet e përballjes mes Shqipqërisë dhe skocicë. Në duelin i cili pritet të startoi në orën 20:45 që vë përballë 2 ekipe të cilët synojnë që të kalojn që në turin tjetër të kompeticionit më të ri në kontinetin e vjetër për kombe ”Nations League”. Të besuarit e trajnerit Christian Panucci do të kërkojnë të marrin maksimumin edhe përballë do të kenë një ekip të frikshëm por edhe të “plagosur” pasi vuan disa dëmtime të lojtarëve titullar. Për të analizuar këtë përballje të fundit në kuadër të kompeticionit “Liga e kombeve” kemi intervistar ekskluzivisht për Alpenews.al, trajnerin e mirënjohur, Elvis Plorin.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Plori, pas pak çastesh ekipi ynë kombëtar do të luaj kundër Skocisë takimin e fundit në kuadër të kompeticionin më të ri në kontinetit Europian për klube, Liga e Kombeve. Çfarë presim nga ky takim?

Nga atmosfera pranë ekipit kombëtar shtuar edhe daljet publike të futbollistëve për mediat shoh që ekipi ynë përfaqësuës është i motivuar dhe nuk kanë frikë nga kundërshtari. Duke patur parasysh faktin se është ndeshgja e fundit për më tëpër në atdheun e tyre jam im bindurn që lojtarët do të japin maksimumin e tyre.

2- Luajmë me një skuadër si Skocia e cila prej 2 dekadash nuk ka marr pjesë ne një Europian. Sa shanse ka ekipi ynë kombëtar të marri një rezultat pozitiv pasi kundërshatri vjen i uritur në këtë sfidë?

Është i vërtetë konstatimi juaj sa i takon ecurisë së Skocisë në vitet e fundit. Kjo përfaqësuese ka arritur sërisht të përfaqësoj vlerat e futbollit britanik dhe është rikthyer konkuruese. Kanë një organikë solide por nga ana tjetër vuajnë edhe mungesta e rëndësishme të disa titullarëve sidomos në repartin ofensiv. Shanset janë për të dyja ekipet që të dalin më maksimumin nga ky duel.

3- Në rast se do të kemi një fund të hidhur, a duhet sipas jush të largohet trajneri Christian Panucci?

Unë besoj tek aftësitë e trajnerit Panucci. Jam i bindur se i duhet kohë dhe rezultatet do të vijnë. Dukhet të kemi durim. Besoj se trajneri italian do vijoj në krye të Shqipërisë edhe pas këtij takim pavrasisht rezultatit.

4- Në grumbullimet e fundit në ekip kanë ardhur prurje të reja. A shikon tek skuadra kuqezi një të ardhme të sigurtë?

Ka lojtarë premtues ka talente që bindin ashtu si duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e tyre. Kjo pasi kanë qenë të shumtë ata që janë projektuar si futbollistë më kualitet dhe kanë dështuar. I vetmi futbollist për të cilën kam besim se do të jetë produktiv për ekipi kombëtar është Myrto Uzuni. Një lojtarë më karakteristika të shkëlqyera.

5- Pritet që Panucci të rrjeshtojë një ekip sulmues duke i besuar edhe një herë tjetër Bekim Balës? A e kemi ne luksin të luajm hapur me një kundërshat dukshëm më superior në aspektin fizik?

Unë bashkohem filozovisë së Panuccit. Duhet të jemi më kërkues dhe duke imponuar lojë kundërshatrit se vëtyëm në këtë mënyrë mund ta detyrojmë Skocinë të mos dali në loijën e tyre ku si armë të fortë kanë kundërsulmin. Për të fituar duhet besuar, kemi kualitet për t’ja dalë mabnë sontë në stadiumin “Loro Boriçi”.

6- Në syrin e një trajneri por edhe duke u nisur nga takimi i parë cili është parashikimi juaj në këtë takim?

Dukë parë kontigjentin e dy ekipeve dhe duke marrë në konsideratë mungesat e rëndësishm ëtë kundërshtarit më lë të besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Po ashtu shpresoj të kemi një publik të shumtë në shkallët e stadiumit për të ndihmuar ekpin përfaqësues si lojtar i 12-të.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

CHAMPIONS/ Bajern Mynih-Inter dhe Liverpul-Napoli për prestigj, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Vllaznia firmos kontratën me sulmuesin brazilian…

Delo.autor

NUK PO LUAN/ Stones do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të Man Cityt

Isa.Autor

Leave a Comment