Futboll Seria A Sport

“HALL” I MADH PËR GATTUSON/ Ja si pritet ta “arnojë” formacionin ndaj Lazios

Dilema të shumta për Gennaro Gattuson 1 javë para takimit të rëndësishëm me Lazion në kampionat. Dëmtimi i Alessio Romangolit, i cili pritet të mungojë 4 javë, i ka shtuar akoma më shumë dhimbjen e kokës tranjerit të kuqezinjve, që tashmë duhet të bëjë pa 3 qendërmbrojtës. I vetmi futbollist me përvojë në prapavijë është Cristian Zapata, ndërkohë Stefan Simic nuk ka luajtur asnjë minutë në Serinë A që nga shkurti i kaluar.

Duke marrë parasysh mungesat e shumta, pritet që “Ringhio” të luajë me formacionin 3-5-2 përballë skuadrës së Simone Inzaghit. Zapatas pritet t’i bashkohet Abate, duke qenë se Calabria ka ende dhimbje në kavilje, si dhe Ricardo Rodriguez. Nuk duket shumë e mundëshme alternativa e spostimit të Kessie, që pritet të formojë mesfushën me Bakayokon dhe Calhanoglu, me Laxalt e Suso, të cilët do të mbulojnë krahët. Sulmi pritet të përbëhet nga dyshja Castillejo dhe Cutrone, me Gonzalo Higuain që është i skualifikuar. Por nuk përjashtohet edhe opsioni Borini në të djathtë të mesfushës, me Suson që do të luante përpara në sulm.

Mundësitë janë të pakta, të kushtëzuara dhe nga fati i keq i Milanit në këtë periudhë të rëndësishme. Takimi me Lazion, është një sfidë direkte për vendin e katërt në Serinë A, që është dhe objektivi kryesor i kuqezinjve këtë kampionat. Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Gattusos do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv, që do të ishte mjaft i vlefshëm për moralin dhe vazhdimësinë e sezonit.

Related posts

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ De Bruyne i pandalshëm, nuk fal ndaj “Topçinjve” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Joao Mario arrin akordin, klubi kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga Inter

Delo.autor

BAJRAMI DHE ÇEKIÇI DO LUFTOJNË PËR…/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment