Futboll La Liga Sport

MESSI E SUAREZ “FËRKOJNË DUART”/ Barcelona PROJEKTN rikthimin e NEYMAR në…

Neymar ka përfaqësuar Brazilin në miqësoren ndaj Uruguait të premten mbrëma dhe është pyetur nëse do të ishte i hapur për një rikthim te Barcelona. Në vend të përgjigjes, ai dha një buzëqeshje, duke shtuar enigmën për të ardhmen e tij.

Së fundmi, rikthimi i tij është cilësuar si i pamundur, por tani gjërat kanë ndryshuar. Pep Segura, drejtori sportiv i klubit, i ka hapur derën rikthimit të Neymar në Camp Nou, por ka një kusht. “Nëse do të ndodhë, atëherë duhet ta kërkojë ai i pari,” shprehet Segura për La Vanguardia.

Faktori kryesor për këtë lëvizje është dëshira e lojtarit për rikthimin në Barcelonë, dhe klubi e di shumë mirë këtë. Si klubi, ashtu edhe dhoma e zhveshjes e dinë se ai ka dëshirë të rikthehet, dhe në Camp Nou do të ishin të lumtur nëse ai do të shkonte.

Related posts

ASNJË NUK ËSHTË PERFEKT/ Ja statistikat e panjohura të legjendave sportive të kohës moderne (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Manchester City. Rezultati 1-3

Delo.autor

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Delo.autor

Leave a Comment