MMA Sport

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, ka komentuar kërkesën e Conor McGregor për të zhvilluar një tjetër ndeshjen me rusin. Presidenti Dana White dëshiron që një duel i tillë të zhvillohet, pasi luhen miliona euro, por Abdelaziz i hedh poshtë zëra të tillë.

“Ti the që me Khabib në kafaz është vetëm biznes. Shko merr një serum dhe kthehu esëll, pasi e dimë që je ose i dehur, ose i droguar.

“Ti kurrë nuk do të jesh sërish kampion, pasi kam një ushtri që të pret Justin Gaethje, Kamaru Usman, Gilbert Burns, Khamzat Chimaev, Islam Makhachev, Beneil Dariush, Belal Muhammad dhe Vicente Luque. Skuadra e Khabib të shkatërron mendërisht”, – tha Ali në një postim në Twitter.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Presidenti Halili jep bekimin, ulet në stol trajneri i ri…

Delo.autor

“Faleminderit, e merituat”, ja bakshishi marramendës që la Ronaldo në resortin grek

Isa.Autor

NË FUSHË LAÇI, TEUTA E KUKËSI/ Tre ekipet shqiptare luajnë sot në turin e parë të Europa League

Delo.autor

Leave a Comment