Futboll Sport Të tjera

SI NËPËR FILMA/ Dy HAJDUTË tentojnë të grabisin mundësen, reagimi i saj i hedh në… (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazonës, në Brazil. Sabrina Leite, një mundëse 22-vjeçare, është sulmuar nga dy hajdutë me motoçikletë, të cilët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që t’i japë celularin. Sipas të përditshmes braziliane “O Globo”, mundësja e re ka arritur të shpëtojë nga kërcënimi dhe të hyjë në shtëpinë e saj.

Dy hajdutët janë larguar, por një shofer që ka asistuar ngjarjen, ka përplasur motorin ku ishin dy hajdutët që janë rrëzuar. Kur ka parë këtë skenë, Leite ka dalë nga shtëpia dhe ka arritur të kapë një nga dy hajdutët, duke e paralizuar me kapjet e mundjes.

Hajduti rënkonte nga dhimbjet dhe kërkonte që mundësja ta linte të lirë, por sportistja nuk e ka lëshuar deri sa ka ardhur policia, ndërsa hajduti tjetër ka mundur të largohet. E gjithë kjo skenë është filmuar nga kalimtarët përmes celularit.

Related posts

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR KALIMIN TEK INTER/ Cavani shtang: E ardhmja ime është tek…

Delo.autor

SLLOVENI DËMTOHET NË KRAH/ Handanovic FRIKSON INTERIN në stërvitje

Isa.Autor

E FUNDIT/ Neymar rezulton pozitiv me koronavirus. Di Maria dhe Paredes… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment