Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Mbyllet sezoni për MESFUSHORIN më të mirë të MILANIT

Mesa duket sezoni i Giacomo Bonaventura-s ka përfunduar pasi në Itali raportojnë se Milan do ta dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kryer operacionin.

Kuqezinjtë janë takuar me agjentin e mesfushorit Mino Raiola ditën e hënë, duke folur për Zlatan Ibrahimovic si dhe për planin e rikuperimit të Bonaventura-s.

Sipas Sky, dy palët kanë vendosur ta dërgojnë lojtarin e përfaqësueses italiane në Pittsburgh për të kryer operacionin në gju. Ai do të trajtohet nga i njëjti specialist që shëroi Ibrahimovic kur ai pësoi dëmtimin e rëndë në gju gjatë kohës kur luante te Manchester United.

Fatkeqësisht, koha e rikuperimit të Bonaventura-s mendohet të jetë shtatë deri në tetë muaj, që do të thotë se sezoni i tij është mbyllur.

Related posts

ËSHTË LËNË SËRISH JASHTË EKIPIT/ Lukaku më pranë transferimit në Serie A…

Delo.autor

Ish- lojtari i BARCËS: Jam më i shpejtë se Usain BOLT me topin në këmbë

Isa.Autor

SHPËRTHIMI I OSIMMHEN TEK NAPOLI/ Trajneri Rohr: Më kujton Drogba, do të bëhet bomber botëror nëse…

Delo.autor

Leave a Comment