Futboll Seria A

Borini: Ekipet kundërshtare nuk na lënë të luajmë

Fabio Borini shprehet se Milan ka vuajtur pasi skuadrat kundërshtare nuk i lënë të luajnë dhe është e vështirë për t’i thyer.

Kampionati deri tani nuk ka kaluar ashtu siç ishte menduar dhe skuadra e ka pasur të vështirë të shënojë gola.

“Kemi kaluar një javë intensive në stërvitje, atmosfera është pozitive dhe do të rinisim me objektivin për të bërë më shumë nën drejtimin e trajnerit të ri,” shprehet Borini për Sky Sport Italia.

“Problemi është se skuadrat kundërshtare e dinë që përballen me Milan, kështu që nuk na lënë të luajmë dhe si pasojë është e vështirë t’i thyejmë.

“Gjithashtu kemi shumë lojtarë të rinjë në Serie A, e cila është shumë ndryshe nga kampionatet e tjerë dhe do t’u duhet pak kohë për t’u adoptuar.”

Borini mbërriti te Milan si sulmues, por së fundmi ka luajtur si mbrojtës i djathtë.

“Padyshim që pozicioni i ri ndikon te golat e shënuar, dhe nëse nuk filloj të godas portën nga 50 metra distancë do të jetë e vështirë…”

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ 30 gola dhe 11 asiste në 46 ndeshje, Chelsea gjen alternativën e Haaland

Delo.autor

Presidenti i UEFA-s tregon nëse VAR do të përdoret në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Q.Autor

REKORD APSOLUT/ As MESSI dhe as NEYMAR: Vetëm RONALDO e mban ritmin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment