Futboll Sport

FITORJA E ITALISË/ Verratti: Meritë të madhe për trajnerin Mancini, kurrë s’kam qenë kaq i mirë në kombëtare

Fitorja në minutën e fundit e Italisë ndaj SHBA (1-0) i ka lënë të kënaqur axurrët. Ndër më të mirët në fushë, së bashku me debutuesin Sensi, ishte mesfushori i PSG-së, Marco Verratti. Ky ishte komenti i tij për mikrofonat e “Rai Sport”, pas ndeshjes: Ne vuajmë shumë para zhbllokimit të rezultatit, por luajmë futboll të mirë. Unë jam i sigurtë: duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, sepse golat do të vijnë”.

Një meritë të madhe për ringjalljen e kësaj Italie ka trajneri Roberto Mancini, sipas mesfushorit të skuadrës pariziene: “Ne duhet t’ia njohim meritën e madhe Mancinit, i cili na ka bërë ta shprehim veten plotësisht. Sinqerisht, kurrë nuk kam qenë aq i mirë në ekipin kombëtar. Ne po luajmë mirë dhe duhet të argëtohemi me atë që bëjmë”.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mbappe i vendos kusht PSG-së, ja çfarë kërkon për të qëndruar…

Delo.autor

Pele anulon vizitën e tij në Rusi, në dyshim për ceremoninë e hapjes

Sadik.Autor

REAL MADRID-AJAX/ Solari synon të mbajë gjallë shpresat për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment