Futboll Sport

E PABESUESHME/ Didier Drogba i jep lamtumirën futbollit. Mesazhi prekës në “Twitter”

Ish-legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Drogba përmes rrjetit social Twiter.

Ai ka postuar një shkrim duke i falënderuar fansat, familjen dhe bashkëlojtarët gjatë karrierës së tij.

Ndeshja e fundit e Drogbas me Phoenix Rising ishte në finalen e USL-së kundër Louisville Cityt e cila përfundoi 1-0.

“Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë shumë të mëdha, vetëm thuaju faleminderit dhe puno më shumë për t’i bërë ato realitet”, ka thënë në postimin e tij Drogba.

Drogba spikati si futbollist i madh te Chelsea, duke fituar gjithçka me këtë klub.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka fituar një herë Ligën e Kampionëve, katër tituj të Premierligës dhe katër tituj të FA Cup.

Related posts

SERIE A FILLON RAUNDIN E 8-TË/ Barazime në Como dhe Genoa! Sot në fushë Milani dhe Juventusi

F.autor

RALLY DAKAR 2022/ Alarm për terrorizëm, Franca kërkon pezullimin

Delo.autor

“BESOJMË TEK KUALIFIKIMI KUNDËR TOTENHEMIT”/ Rojs ndez sfidën

F.autor

Leave a Comment