Futboll La Liga Sport

E thotë një brazilian, te Barcelona: Leo Messi nuk është nga kjo botë

Lionel Messi nuk është nga kjo botë, sipas bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Malcom. Mundësia për të punuar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë” është një privilegj për sulmuesin brazilian, që u bashkua me katalanasit gjatë merkatos së kësaj vere.
Ai ishte nisur për te Roma, në fakt, pasi klubi verdhekuq kishte rënë dakord me Bordo, por Barcelona e rrëmbeu atë me një lëvizje surprizë. Kampionët e La Liga-s siguruan shërbimet e tij për shumën e 41 milionë eurove.
21-vjeçari tani stërvitet çdo ditë me një yll si Leo Messi, që konsiderohet të jetë modeli më i madh për një talent të ri. “Për mua, Leo nuk është nga kjo botë, – tha Malcom për faqen zyrtare të Barcelonës, rreth kapitenit të tij. Thjeshtësia dhe përulësia e tij janë të pabesueshme. Ai e meriton gjithë këtë lëvdim”.
Braziliani foli edhe për përvojat e tij të derisotme në “Camp Nou”: “Këtu është e gjitha si një familje. Gjithkush dëshiron më të mirën për gjithë të tjerët. Ka gjithmonë shaka në dhomën e zhveshjes, edhe në grupin e WhatsApp, që kemi te Barça.
Unë rri me brazilianët më shumë, por sjkoj mirë me të gjithë. Adaptimi është shumë i mirë. Po përshtatem dhe kam mësuar të flas pak spanjisht. Shkoj në kurs tri herë në javë. Po mësoj shumë çdo ditë nga shokët e ekipit tim”.
Malcom beson se ka mbështetjen e plotë të trajnerit Ernesto Valverde: Unë kam folur me trajnerin dhe më ka treguar se për çfarë kam nevojë. Pra, marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një sezon i vështirë, me shumë ndeshje. Por, prandaj kemi ardhur këtu, prandaj jemi te Barcelona, për të kaluar edhe pengesën më të vështirë dhe fituar sa më shumë trofe”.

Related posts

SHPREHET PËR DY YJET E EKIPIT/ Buffon: Ata do të fitojnë 5 “Topat e Artë” të ardhshëm, kanë një…

Delo.autor

TOTTI KËRKON SHKËLQIMIN EDHE JASHTË FUSHËS/ Nga viti i ardhshëm legjendën e Romës do ta shohim…

Delo.autor

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Isa.Autor

Leave a Comment