Futboll Premier League

Besiktas rivalizon Unitedin për Chichariton, gati oferta për West Ham

Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez i njohur ndryshe si Chicharito mund të largohet nga West Ham United.

Meksikani ka shkëlqyer që pas rikthimit në Ligën Premier me West Hamin duke shënuar gola të rëndësishëm.

29-vjeçari së fundmi është bërë objektiv i Manchester Unitedit që dëshiron ta rikthejë atë në klub.

Chicharito ishte pjesë e ‘Djajve të Kuq’ nga viti 2010 deri në vitin 2014 kur iu bashkua Bayer Leverkusenit pas një huazimi një vjeçar te Real Madrid.

E tani Jose Mourinho po kërkon ta ketë atë në klub si zëvendësues.

(

Por rikthimi i tij në ‘Old Traford’ duket i vështirë, pasi në garë është futur edhe gjiganti turk Besiktas.

Kampioni aktual i Turqisë dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë dhe e shohin Hernandezin si sulmuesin ideal.

Sipas medieve angleze West Ham është e gatshme ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë mbi 20 milionë funte.

Në 17 ndeshjet e këtij edicioni në Ligën Premier, Hernandez ka shënuar katër gola.

Related posts

SKANDALI/ Thirrjet raciste të tifozëve, Lazio dhe Roma priten të ndëshkohen nga UEFA

Delo.autor

KRITIKON MBAPPE DHE NEYMAR/ Van Gaal: PSG nuk ka për ta fituar kurrë Champions-in kështu…

Delo.autor

FK Vllaznia e fundit nga të mëdhatë, që kanë rënë nga elita

Sadik.Autor

Leave a Comment