Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI I “ZONJËS SË VJETËR”/Allegri me “rotacion” të pjesshëm ndaj Spal, Ronaldo nuk kursehet

Juventusi do të presë në shtëpi Spal, në ndeshjen e radhës të kampionatit italian. Skuadrat rikthehen në veprim pas pushimit ndërkombëtar. Trajneri Allegri nuk do të ketë Bernardeschi dhe Khedira. Pjanic është shëruar, ashtu si Matuidi, por francezi mund ta fillojë nga stoli, me Cuadrado në vendin e tij.

Skema e lojës së bardhezinjve mund të jetë një “kameleon” 4-4-2, e konvertueshme në 4-3-3, me kolumbianin nga afër, si mesfushor, me të jashtëm Douglas Costa në mesfushë, kur sulmohet me “trident”. Perin do të luajë në portë, ndërsa pushim pritet ta bëjë Chiellini, duke i dhënë mundësinë Ruganit, para Benatia, për ta zëvendësuar atë. Dybala, i ardhur nga angazhimet me Argjentinën, do ta nisë nga stoli.

Formacionet e mundshme
JUVENTUS-SPAL
JUVENTUSI (4-4-2): Perin; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Pjanic, Douglas Costa; Cristiano Ronaldo, Mandzukic.
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Bernardeschi, Emre Can, Khedira
SPAL (3-5-2): A. Gomis; Cionek, Djourou, Felipe; Lazzari, Kurtic, Schiattarella, Missiroli, Costa; Antenucci, Petagna.
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Vicari

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Tifozi portugez bën veprimin qesharak, “tallet” keq me kundërshtarin francez (VIDEO)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Wilder dhe Joshua do të duelojnë në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Sadik.Autor

Leave a Comment