Futboll Kategoria Superiore Sport

SYNIMI I KAMPIONËVE/ Kërkon kreun ndaj Tiranës, Shehi ka vetëm 1 dilemë

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës dje në Durrës. Trajneri Orges Shehi ka punuar më së shumti, duke u përqendruar në fushë me ekipin me qëllim që të përcaktojë përfundimisht edhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë përballë bardhebluve.

Trajneri bardhekuq ka vetëm një dilemë: në majën e sulmit. Ajo që është më e rëndësishme, Skënderbeu do të ketë mundësi të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm, por vetëm një balotazh mes Krasniqit dhe Oto Xhonit “shqetëson” Shehin. Dilemat janë për sulmuesin, pasi Krasniqi ofron garanci në forcë fizike dhe shpirtin e garës, ndërsa nga ana tjetër me nigerianin Skënderbeu fiton befasi dhe shpejtësi, por edhe gola.

Në pjesën tjetër të ekipit kemi të bëjmë me të njëjtit. Nga minuta e parë priten Teqja në portë, Vangjeli, Radas, Aliti dhe Abazi. Dita kthehet para mbrojtjes, ndërsa Muzaka dhe Demte do të plotësojnë repartin e mesfushës. Në sulm, Bregu dhe Gripshi do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Krasniqi ose Oto Xhon.

Related posts

CHAMPIONS/ I jashtëzakonshëm, Neymar realizon “MAGJINË” e radhës ndaj Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

Inter do të fitojë 25 milionë euro, sepse Kondogbia po shkelqen tek Valencia

Q.Autor

BASHKËPUNOI PËR 5-VJET ME FIFAN/ France Football nga 2024 do ta organizojë “Topin e Artë” me UEFA-n

F.autor

Leave a Comment