Futboll La Liga

Atletico Madrid-Girona, vendasit s’kanë humbur asnjë ndeshje të La Liga-s në shtëpi

Atletico Madrid ka pësuar një humbje befasuese në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur në shtëpi kundër Sevilla-s, me ekipin e Montella-s q kanë fituar 2-1 falë dy golave të realizuar në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Lojtarët e Diego Simeone do të kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur këtë rezultat dhe do të kërkojnë të kthehen te fitorja në ndeshjen e së shtunës që do të luajnë në shtëpi kundër Girona-s. Ky takim do të jetë i vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit spanjoll, që kryesohet nga Barcelona, e cila ka një avantazh prej nëntë pikësh ndaj Atletico Madrid, që mban vendin e dytë.

Vendasit kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat dhe pika e tyre më e fortë është mbrojtja, duke parë se Ateltico ka pësuar vetëm 1 gola në pesë ndeshjet e fundit të La Liga-s. Gjithashtu, “Colchoneros” kanë përforcuar edhe sulmin në merkaton e janarit me kthimin e Diego Costa. Ish-sulmuesi i Chelsea ka qenë i pezulluar në ndeshjen e fundit të kampionatit, por do të jetë në dispozicion kundër Girona-s, që do të paraqitet në këtë sfidë pas fitores së thellë 6-0 të marrë kundër Las Palmas në javën e 19-të të La Liga-s.

Për sa i takon përballjeve direkte, kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve. E parë është mbyllur në barazim 2-2. Atletico është i pamposhtur në 22 nga 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat.

Related posts

YLLI GASHI BËN BOMBERIN NË ZVICËR/ Sulmuesi shqiptar shkëlqen me 3 gola në 2 ndeshje

Delo.autor

Pogba dhe Raiola reagojnë pas deklaratës së Guardiola

Sadik.Autor

DOLI KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LEAGUE/ Rummenigge bën “zjarrfikësin” mes Perez dhe presidentit të UEFA-s

Delo.autor

Leave a Comment