Futboll Sport

VËSHTIRËSITË E TRAJNERIT PORTUGEZ/ Giggs: Shkarkimi i Mourinhos nuk do të ndryshojë asgjë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se edhe nëse trajneri portugez, Jose Mourinho, shkarkohet nga pozita e tij në klub, situata në klub nuk do të ndryshojë.

Mourinho i kishte sfiduar lojtarët e tij të përfundojnë në top katërshe në Premierligës në fund të dhjetorit, megjithatë kjo duket e pamundur pas barazimit kundër Crystal Palace në shtëpi.

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit beson se klubit duhet ta fitojë çdo ndeshje të këtij sezoni për ta arritur një vend në top katërshe, mirëpo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta mbajnë Mourinhos në mënyrë që të ofrojnë më shumë stabilitet në klub.

“Nuk e shoh se si ndryshimi i trajnerit në këtë fazë të sezonit mund të ndryshojë diçka. Të gjithë e dinë se ai ka qenë një trajner i suksesshëm gjatë viteve të fundit. Unë besoj se ai duhet të qëndrojë në pozitën e trajnerit për ta ofruar një stabilitet që nuk e kemi pasur më herët”, ka thënë Giggs.

“Por, rezultatet duhet të ndryshojnë. Mendoj se e kemi trajnerin dhe lojtarët e duhur për ta bërë këtë gjë. Me çdo ndeshje të cilën nuk e fitojnë, detyra për t’u futur në top katërshe bëhet edhe më e vështirë”.

Related posts

“SHQIPËRIA DO TË DIGJEJ”/ Uzuni jep intervistë për FIFA-n para kualifikuesve të Botërorit: E vështirë t’i heqësh topin Silvinjos…

F.autor

LEGJENDA E “DJAJVE”: “Mourinho nuk bën, ja kush duhet të drejtojë Man United”

Isa.Autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Gjasula ishte si kukulla e “Squid Game”, “djaloshi i artë” shpëtoi Shqipërinë dhe Uzunin

Delo.autor

Leave a Comment