Kategoria Superiore Shqipëri

E thonë shifrat, Skënderbeu ka një problem të madh

Skënderbeu ka përmbyllur miqësoret në Turqi dhe tashmë do të nisë të mendojë për kampionatin. Sfida e djeshme me Aktobe u fitua me gola të Vilës dhe Demte, por sërish korçarët pësuan gol, sikurse ka ndodhur në çdo miqësore të zhvilluar gjatë fazës përgatitore. Nuk janë pak, por tetë gola të pësuar, ndaj trajnerit Ilir Daja i duhet të punojë në këtë aspekt me ekipin.

Nga tre gola korçarëve u kanë shënuar Bursaspor-i dhe Besiktas-i, ndërsa Aktobedhe Viitorul nga një herë. Sigurisht bëhet fjalë për kundërshtarë të fortë dhe deri diku mund të quhet e pranueshme, sidomos kur ndodh në një periudhë të tillë, kur ekipi është edhe i ngarkuar fizikisht.

Por pësimi i golave është një problem që korçarët e hasën edhe gjatë dhjetorit në kampionat, pasi në katër ndeshjet e fundit ata kanë pësuar nga një gol për ndeshje. Kukësi, Laçi, Lushnja dhe Teuta ia kanë dalë të mposhtin portierin Orges Shehi dhe sigurisht që tekniku Daja do të japë këshillat e tij për futbollistët, që në të ardhmen të bëhet më mirë në këtë aspekt.

Related posts

“Dhimbje koke” për GEGËN/ Lojtari më i mirë i skuadrës në dyshim për sfidën e sotme

Isa.Autor

NDESHJA E KTHIMIT ME GJIROKASTRITËT/ Tirana luan çdo gjë për biletën në finalen e Kupës

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat kërkojnë fitoren për të ngritur moralin kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment