Futboll Premier League Sport

GJENDET “SOZIA” E INZAGHIT/ Ja lojtari i ri që ka “lindur” pozicion jashtë loje

Një nga sulmuesit më të mirë të këtij shekulli, padyshim ka qenë Filippo Inzaghi. Ai ka pasur një aftësi të jashtëzakoshme para portës dhe ka qenë një nga “nuhatësit” më të mirë të golit. Por, kishte dhe një ves që të paktë, kanë qenë lojtarët që e kanë pasur. Nga dëshira e madhe që ka pasur për të dalë para mbrojtësave, ai shpesh herë dilte pozicion jashtë loje. Në opinionin sportiv Inzaghi, ishte sinonim i fjalës offside.

Por, duket se sozia e tij, tani më ka lindur dhe ai është, Alvaro Morata, sulmuesi i Chelsea-t. Këtë sezon ai ka luajtur 754 minuta, pra afërsisht 8 ndeshje dhe është kapur në pozicion jashtë loje, plot 18 herë. 26-vjeçari madje, tejkalon dhe Bournemouth-in, për pozicionet jashtë loje këtë sezon. Ekipi anglez është ndalur nga anësorët këtë sezon vetëm 16 herë.

Related posts

NË PRAG TË OLIMPIADËS/ “Pekin 2022” në provat gjenerale, testi olimpik si në një bunker anti-Covid

Delo.autor

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“KAM THËNË SE…”/ Mjeku i kombëtares kroate: Vrsaljko vendosi të sakrifikonte dhe tani…

Delo.autor

Leave a Comment