Boks Sport

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor, është dënuar me ndalim të dhënies së makinës për gjashtë muaj, duke e pranuar fajësinë për thyerje të rregullave të shpejtësisë. Irlandezi 30 vjeçar ka pranuar se ka drejtuar Range Roverin e tij me 154 km në orë, në një zonë ku lejohej shpejtësia deri në 100 km në orë, në tetor të vitit 2017.

McGregor i ka kërkuar falje gjyqtarit për shkeljen e rregullave të qarkullimit, ku i është vënë edhe një gjobë prej 1 mijë euro.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në UFC për McGregor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ku u mund nga Khabib Nurmagomedov i Rusisë.

Edhe për atë incident në fund të duelit me Khabib pritet që McGregor të dënohet nga UFC-ja.

Related posts

E PABESUESHME/ Liverpooli në sulm ndaj spanjollve. Salah dëmtohet dhe humb finalen ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

Shkëndije fiton ndaj Pelister dhe “mbretëron” në Maqedoni, duke siguruar trofeun e dytë

Sadik.Autor

Probleme me drejtimin e skuadrës, gjigantët francezë kërkojnë rikthimin e Wenger

Isa.Autor

Leave a Comment