Futboll Seria A Sport

PRANË ZYRTARIZIMIT/ River Plate–Boca pritet të luhet 13,306 kilometra larg Buenos Airesit

Ndeshja e kthimit të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors me shumë mundësi do të luhet në Doha të Katarit më 8 dhjetor. Trupi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL ka lajmëruar të martën se ndeshja do të luhet më 8 ose 9 dhjetor jashtë Argjentinës.

Doha, 13,306 km larg Buenos Airesit, pritet të zgjidhet si destinacioni i përballjes mes dy klubeve argjentinase, sipas TYC Sports.

“Informacioni që kemi është se ndeshja do të luhet,” shprehet gazetari Mariano Antico.“Vendi më i mundshëm është Doha më 8 dhjetor. Vendimi mund të merret sot.”

Por ka edhe raporte që pretendojnë se ndeshja mund të luhet edhe në Paraguai më 9 dhjetor pa tifozë.

Related posts

Uzuni: Gjithçka perfekte, ja ku ndryshon Superiorja me kampionatin kroat

Isa.Autor

ARRIHET AKORDI/ Inter i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Delo.autor

WOLVES – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dëshirojnë fitoren për motivim ndaj derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment