Futboll Seria A Sport

MOURINHO IA HEDH PAQ/ UEFA nuk e DËNON për festimin e çuditshëm me…

Zhoze Murinjo nuk do të dënohet nga UEFA pas festimit të çuditshëm të tij në fitoren 1-0 të Mançester Junajtid kundër Jang Bojs të martën. Portugezi zgjodhi për të festuar golin e fitores në minutën e 91’ të Maruan Fellainit kundër klubit zviceran, duke kapur një arkë me 10 shishe me pije dhe duke e hedhur në dysheme.

Incidenti krijoi në mënyrë të pashmangshme shumë tituj gazetash dhe mori vëmendjen më të madhe të mediave, por UEFA ka vendosur të mos marrë më tej çështjen dhe të mos dënojë as Murinjon, dhe as “Djajtë e Kuq”.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Murinjo ka bërë një veprim të tillë me një shishe uji. Në nëntor 2016, Mou u pezullua me një ndeshje për goditjen e një arke me pije gjatë një barazimi me Uest Ham në Premier Ligë.

Related posts

ZYRTARE/ Futbollisti 21-vjeçar largohet nga Milan dhe transferohet në Gjermani tek klubi…

Delo.autor

Paris SG-Marseille/ Njihuni me derbin më të luftuar në Francë (FOTO)

Q.Autor

RIKTHEHET SËRISH NË RADARËT E ROMËS/ Mesfushori me origjinë shqiptare kërkohet me ngulm nga Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment