Futboll Sport

SIMULIMET E NEYMAR LËNË PËRSËRI SHENJË/ Arne Riise: Mendoja se isha unë më i miri

Simulimet e Neymar kanë lënë përsëri shenjë. Këtë herë, pas shpërthimit të trajnerit Klopp në përfundim të ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Liverpool, ka ardhur edhe komenti i një prej yjeve më të mëdhenj të botës së kinematografisë.

Në të vërtetë, ka qenë John Arne Riise, ish-mbrojtës i “Të Kuqve”, që ka publikuar në twitter një screenshot të mesazhit që aktori i mirënjohur Leonardo Di Caprio ka postuar kundër brazilianit, fajtor për simulimet e shumta  gjatë ndeshjes.

“Isha në stadium për të ndjekur PSG-Liverpool, por u zhgënjeva kur zbulova se nuk isha aktori më i mirë i pranishëm”. Një frazë kjo që i referohet pikërisht sulmuesit të PSG. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një mesazh të vërtetë nga ana e amerikanit, por për një photoshop. Gjithsesi, ideja e Riise ka qenë shumë origjinale.

Related posts

LUFTËTARI-KUKËSI/ Çudira në Gjirokastër, nuk ka mbërritur ende… ambulanca

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Granada-Barcelona

Delo.autor

(VIDEO) PSG “shkatërron” Dijon, 3 gola në 21 minuta

Q.Autor

Leave a Comment