Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ia ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë në botë Luka Modric, ndërsa Thibaut Courtois e ka shpallur portierin më të mirë të globit.
Mesfushori kroat ka grumbulluar 272 pikë, 128 më shumë se Leo Messi, i cili ka zbritur në vendin e dytë, pasi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit. Ekspertët e futbollit nga 90 vende kanë bashkëpunuar në këto vota për të emëruar si më të mirin kroatin Luka Modric.
Ky vlerësim vjen për mesfushorin e Real Madridit pasi u shpall “The Best” për këtë vit nga UEFA. Dy javë më parë, kroati ishte, gjithashtu, i pari në listën vjetore të “GOAL 50”, ndërkohë që shihet si favorite kryesor për të fituar “Topin e Artë”, 2018.
Pas Modric dhe Messit është renditur Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7) e me radhë: James Rodriguez ( 7), Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorginho (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).
Thibaut Courtois, ndërkohë, bëhet portieri i tretë belg, që e merr këtë çmim nga IFFHS, pas Jean-Marie Pfaff (1986) dhe Michel Preud’homme (1994). Me 181 pikë në renditjen e top-portierëve në “IFFHS 2018”, belgu i Real Madridit ndiqet nga Hugo Lloris (109 pikë), Gianluigi Buffon (59), Keylor Navas (58), Jan Oblak (49), Marc-André Ter Stegen (49), Alisson Ramses Becker (36), David De Gea (33), Danijel Subasic (23), Manuel Neuer (20), Jordan Pickford (11), Kasper Schmeichel (9), Ederson Santana Moraes (6), Samir Handanovic (4) , Franco Armani (3), Igor Akinfeev (1), Guillermo Ochoa (1), Denis Onyango (1) dhe Yann Sommer (1).
🏆 @lukamodric10, mejor jugador del mundo según la IFFHS. El podio lo completan Leo Messi y @hazardeden10.
🧤 Para esta institución el mejor portero del año ha sido @thibautcourtois, por delante de Hugo Lloris y @gianluigibuffon. pic.twitter.com/brTbVqRWSG
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) November 29, 2018