Futboll Premier League Sport

E PAKUTIMITË/ “Shqiponja” e XHAKËS ndjell pakënaqësi, përsëritet historia si në BOTËROR

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita kanë shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në mediat europiane. Futbollisti shqiptar i Arsenalit publikoi një foto me gruan e tij duke krijuar me duar simbolin kombëtar të shqiptarëve “Shqiponjën” në kujtim të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë ditën e djeshme.

Megjithatë, prestigjiozja britanike “The Sun” shkruan se çifti Xhaka mund të krijojnë përshtypje dhe antipati në Perëndim pasi “shqiponja” konsiderohet një simbol i nacionalizmit shqiptar.

Xhaka u përball me kritika dhe sulme të ashpra për festimin e golit ndaj Serbisë në Kupën e Botës me duart e kryqëzuara, njësoj si Xherdan Shaqiri. Pas përfundimit të eventit më të madh futbollistik, ata kërkuan falje publike në mediat zvicerane.

Por Xhaka e ka të pamundur të refuzojë dashurinë dhe krenarinë për prejardhjen e tij shqiptare.

Related posts

U OPERUA TALENTI I CHELEAT/ Ja kur rikthehet Hundson-Odoi në fushën e blertë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA prezonton formatin e ri të Champions-it. Ja detajet…

Delo.autor

PAMJET LIVE/ Pritjes së madhe i erdhi fundi, ndiqni në kohë reale ceremoninë hapëse të Botërorit “Katar 2022”

F.autor

Leave a Comment