Futboll Shqipëri Sport

“Snajperi” i KUKËSIT fiton zemrën e GJICIT, gati ndryshimi i madh për Donjet Shkodrën

Donjet Shkodra është pjesë e formacionit titullar të Kukësit. Mesfushori i njohur u afrua te verilindorët në merkaton e janarit të këtij viti që po lëmë pas. Fillimisht fantazisti u preferua nga Pacult si titullar, por më pas i niste ndeshjet nga stoli. Ky edicion duket se është tërësisht i 29-vjeçarit, pasi trajneri Armando Cungu i ka dhënë shumë besim.

11 ndeshje të luajtura, plot 990 minuta dhe tashmë ai është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Safet Gjici. Ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por gjasat janë që në janar palët të ulen për të rishikuar kushtet e saj ku nuk përjashtohet mundësia e rinovimit. Krahas afrimeve të reja, verilindorët kërkojnë të “blindojnë” fillimisht organikën aktuale.

Related posts

DEMBELE NUK RINOVON ME BARCELONËN/ Do të nënshkruaj me Newcastle

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ LECCES/ Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët e Fiorentinës (FOTO)

Delo.autor

NGA ROLLCE ROYCE TEK BUGATTI/ Ronaldo i dashuruar pas makinave, garazhi i tij kushton 18 milionë paund (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment