Futboll Seria A Sport

KA FITUAR BESIMIN E TRAJNERIT/ Vjen lajmi i madh për GJIMSHITIN tek Atalanta

Fitorja e Atalantas ndaj Interit dhe goli i realizuar ishin padiskutim mesazhi më i mirë që mbrojtësi Berat Gjimshiti mund t’i jepte trajnerit Gasperini, i cili siç duket nuk gaboi kur vendosi që ta mbante pas huazimit prej një sezoni te Avellino, në Serie B.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Interit ka folur rreth paraqitjes së mbrojtësit, duke u ndjerë i kënaqur për faktin se në një mbrojtje eksperimentale dhe e paprovuar, pikërisht shqiptari kishte bërë diferencën. “Jam i lumtur për faktin se Gjimshiti luajti mjaft mirë, ashtu si të tjerët. Nuk e kishim provuar dhe nuk ishte mbrojtja titullare, por u soll mjaft mirë”.

Pas asaj ndeshje, mbrojtësi kuqezi luajti sërish titullar, por fatkeqësisht Atalanta shpërdoroi shumë ndaj Empolit dhe u thye 3-2 në transfertë. Kjo ishte ndeshja e katërt si titullar për mbrojtësin, që në total ka mbledhur 406 minuta, në pesë ndeshje ku është aktivizuar.

Një injeksion besimi nga trajneri, që ka folur edhe për rolin e portierëve në të ardhmen, duke theksuar se do të vijë koha kur gardiani të dalë në linjë me mbrojtjen dhe luajë me këmbë. i pyetur nëse Berisha mund ta bëjë, Gasperini është limituar të shtojë me shaka: “Më mirë të qëndrojë në portë Etriti”. Kjo sepse ndoshta portieri i Shqipërisë, që dikur shquhej për golat me penallti dhe madje edhe goditje dënimi, në Suedi, po has jo pak vështirësi.

Related posts

Quintero befason Japoninë, Kolumbia vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

Merr fund dilema/ Marouine Fellainin vendos për të ardhmen

Sadik.Autor

“COPA DEL REY”/ Solari bën një “shpikje” në sulm për ndeshjen ndaj Leganes

Delo.autor

Leave a Comment