Futboll La Liga Sport

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Santiago Solari u shfaq në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencia, e vlefshme për La Liga-n. Rasti “Isco” ishte tema kryesore, ku gazetarët u ndalën në pyetjet e tyre. Por, trajneri argjentinas u ndie i bezdisur, që të flitej vetëm për një lojtar, sepse, sipas tij, te Real Madridi janë të gjithë të rëndësishëm.

Fitore e rëndësishme në Romë: “Gëzimi në kohën e stërvitjes dhe ndeshjes, ndjenja e përgjegjësisë dhe puna e përditshme janë 80% e gjithçkaje”.

Finalja e “Libertadores”: “Kur luhet kjo ndeshje, ndjenjat e tifozëve janë përherë të përziera. Eshtë një nder për Real Madridin, që ta mirëpresë këtë finale dhe klasike të futbollit argjentinas. Shpresojmë që një stadium me histori, si ky i yni, të ndihmojë në mbylljen sa më të mirë të kësaj finaleje. Një ndeshje e komplikuar, por unë nuk mund të aludoj për shkaqet që e sjellin këtu, në Madrid, për t’u luajtur një oqean larg. Kjo ka thyer shumë zemra, është i keq si shembull për fëmijët. Ka nga ata tifozë, që janë pjesë shumë e vogël e shoqërisë sonë, të destinuar për të thyer e prishur çdo gjë. Kështu, asgjë nuk funksionon. Është një turp”.

Situata e Isco: “Sinqerisht, është një subjekt, që nuk jep më shumë se sa realiteti i vërtetë. Po flasim për vendime specifike. Nuk mund të merrem më spekulimet e mediave, që flasin për një trajtim të keq të lojtarit. Kam në dispozicion 24 profesionistë dhe kjo është e gjithë puna ime si trajner”.

Ndeshja kundër Valencias: “Duhet të mbështetemi te lojtarët tanë dhe talenti i tyre”.

Një finale kundër River apo Boca në Botërorin e Klubeve: “Për mua, kjo ndeshje e ka humbur rëndësinë e saj. Eshtë një turp për ta thënë, por ky është një realitet. Dëshiroj që të luajturit në “Bernabeu” t’i shërbejë për një mbyllje dinjitoze. Le të fitojë më i miri. Simpatia ime për njërin nga ekipet, tashmë dihet”.

Cila është e vërteta në gjithçka që lëviz në rastin “Isco”: “Sinqerisht, mos u ndalni më shumë në këtë temë. Unë bëj atë që mendoj se është më e mira për të gjithë. Ne të gjithë jemi të rëndësishëm, sepse të gjithë jemi Real Madridi”.

Related posts

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

“DRIDHET” INTERI/ Dy titullarët e rëndësishëm me të ardhme të pasigurt

F.autor

Ish trajneri i Realit: Zidane po konsideron largimin e CR7, por mendon si mund t’i thotë atij?

Q.Autor

Leave a Comment