Futboll Seria A

Dëgjoni se çfarë thotë Gattuso: Jemi të fortë edhe pa bërë merkato

Milani ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e janarit dhe me këtë gjë është dakord edhe trajneri Gennaro Gattuso.

Trajneri tha se nuk i ka të nevojshme përforcimet: “Zgjedhja për të mos bërë merkato në janar bazohet në besimin që kemi të gjithë te këta lojtarë. Djemtë kanë punuar mirë gjatë pushimeve dhe po punojnë mirë në Milanello.

Nga ky vit unë pres dëshirë dhe pasion për të dhënë diçka më shumë. E kemi mundësinë për të bërë më shumë, sidomos nëse individualisht përmirësohemi”, shtoi Gattuso.

Related posts

SHERRI MASIV NË BALLSH/ Disiplina me “dorë të hekurt” për Nuabuezen dhe Carkanjin. Ja vendimet që merren…

Delo.autor

Evoluimi i topit të Kupës së Botërorit, prej vitit 1930 deri më 2018

Sadik.Autor

SAMPDORIA-MILAN/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Defrel

Delo.autor

Leave a Comment